Zgjerohet hetimi për vaksinat kundër fruthit më afat të skaduar

  • 5 years ago
Zgjerohet hetimi për vaksinat kundër fruthit më afat të skaduar. Ministria e Brendshme ka kërkuar nga Shëndetësia dokumente shtesë lidhur me vaksinat, por askush nuk dëshiron të jap detaje për përmbajtjen e dokumenteve. Nga Prokuroria thonë se deri tek ta nuk ka arritur ende raporti lidhur me hetimin e MPB-së. Varësisht nga epilogu i hetimit do të vendoset edhe për gjobat eventuale ndaj mjekëve të cilët u kanë dhënë fëmijëve vaksina me deklarata me afat të skaduar.