Ora News - Kurti pa leje te Shkencat Sociale, studentët-Dekanit: Trego që je me ne, jo me qeverinë

  • 5 years ago
#oranews #protestaestudenteve

Jo vetëm nisja e grevës por edhe prania në Fakultetin e Shkencave Sociale të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti ka përplasur në debat Dekanin e këtij Fakulteti dhe studentëve.

Për mediat, Prof. Dr, Edmond Rapti u shpreh:

Rapti: Një pjesë tjetër e pedagogëve sot janë në një grevë të paralajmëruar këto ditë dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndjenjur në hollin e takimit. Sa i takon zotit Albin Kurti, ai nuk ka marrë asnjë lloj kontakti me drejtuesit e Fakultetit dhe është i ftuar aty.Unë jam me studentët dhe i kam mnbështetur, edhe qeveria është me studentët.

E ndërsa Asambleja e Pedagogëve ka votuar pro bojkotit, Dekani pati këtë koment:

Rapti: Po ka votuar pro bojkotit dhe gjysma po bojkotojnë.

Deklaratat nuk u ranë për shtat studentëve që gjendeshin në oborr.

Teksa Dekani largohej, ata i thirrën: Tregoni që jeni me ne dhe jo me qeverinë. Greva e pedagogëve është zyrtare, mos gënjeni mediat. Po tregoni që jeni kundër studentëve, e keni bërë që ditën e parë.Mbyllet dhe ky në kullën e vet.

Një prej studentëve e përforcoi këtë qëndrim në një prononcim për mediat.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended