Pedagogu Marka: Një pjesë e studentëve u dorëzuan nga presioni, viti akademik nuk do digjet

  • 5 years ago
#oranews #intervista #janimarka

Pedagogu Jani Marka pranon se një pjesë e studentëve janë dorëzuar, duke iu rikthyer procesit mësimor. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, pedagogu Marka tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, por njëkohësisht do të respektojnë vullnetin e shumicës.

Jani Marka: Disa studentë fatkeqësisht janë dorëzuar falë presionit. Ky dorëzim është i përkohshëm, presioni ka qenë shumë i madh, edhe me humbjen e vitit. Presioni ka qenë vazhdimisht në rritje.

Pyetje: Besoni se do të sjellë diçka vijimi i bojkotit nga studentët, që tani i janë bashkuar edhe pedagogët. Prisni një reagim nga ana e qeverisë?

Jani Marka: E kemi thënë, është çështje kush do dorëzohet i pari. Do dorëzohet qeveria duke plotësuar kërkesa të tjera të thjeshta dhe duke shprehur vullnetin për të ndryshuar ligjin, apo do dorëzohemi ne, pedagogë dhe studentë. Ne nuk tërhiqemi, por do respektojmë vullnetin e shumicës. Nëse vullneti i shumicës në Fakultetin e Shkencave Sociale e pedagogëve është për grevë ata kanë të drejtë të bëjnë grevë. Nëse vullneti i shumicës së studentëve është për të vazhduar bojkotin, ata kanë të drejtë të vazhdojnë bojkotin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pedagogu-marka-nje-pjese-e-studenteve-u-dorezuan-nga-presioni-viti-akademik-nuk-do-digjet

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended