Report Tv - 2 ditë mot i keq në Shqipëri, Drejtoria Detare: Të merren masa

  • 5 years ago
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë një njoftim të rëndësishëm këtë të premte në lidhje me motin e keq që pritet të përfshijë vendin tonë dhe ujërat tanë territorial gjatë 2 ditëve në vijijm.

Me anë të një njoftimi Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se tre ditët e ardhshme pritet një përkeqësim i motit në det.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare në datat për dy ditët në vijim bregdeti ynë do të perfshihet nga erëra me drejtim nga Jug-JugLindje dhe forca e detit do të shkojë 7 shkalla Boufort në det te hapur. Në njoftim i bëhet thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gadishmërisë së ekuipazhit në mjete.