Ora News - Sokolaj: "Prapaskenat" e sulmit ndaj Bujar Sheshit

  • 5 years ago
#oranews #arena #dritanhila

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila tregoi prapaskenat që sollën sulmin ndaj anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshi.

Sokolaj: Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi një mbledhje ku pas 3 mbledhjeve që u refuzua të merresh në shqyrtim kërkesa e dy prokurorëve të Krimeve të Rënda të transferuar në rrethe nga Arta Marku. Ne si gazetarë i dimë edhe prapaskenat. Ka pasur tentativë për ta manipuluar atë vendim, por rezultati ishte në krah të prokurorëve dhe zt.Sheshi ishte në krah të tyre.

Dhe fill pas kësaj mbledhje kanë filluar të qarkullojnë emrat e prokurorëve, fillimisht nga politika pastaj edhe nga mediat.

Edhe vetë zt.Sheshi ka pasur dosje të nxehta. Kushdo që ka pasur lidhje me gjykatat dhe prokurorinë, e di që Bujar Sheshi nuk është nga ata që tregohen me gisht si gjobëvënës. Ka një integritet shumë të lartë. Për mendimin tim, ai i bën nder Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po flasim për një individ që ka punuar në një sistem drejtësie që të gjithë e dimë se është, edhe pse është kërcënuar, edhe pse kolegët e tij kanë marrë para. Ata prokurorë u larguan nga Krimet e Rënda për çështjen e Shullazit. U larguan në mënyrë të çuditshme dhe të dyshimtë. U larguan në rrethe dhe askush nuk di të thotë se në Prokurorja e Përgjithshme e kishte kompetencë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sokolaj-prapaskenat-e-sulmit-ndaj-bujar-sheshit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz