30 zyrtarë të lartë të shtetit rezultojnë me dosje si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Listës i shtohen dhe katër gjyqtarë dhe prokurorë. Pavarësisht publikimit të shifrave emrat mbeten anonim, ndërsa institucionet që kanë marrë dijeni kanë qëndruar në heshtje, duke mbajtur dosjet poshtë sirtarëve.
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, ka bërë të ditur se janë zbuluar 30 zyrtarë të lartë që rezultojnë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe 4 të tjerë mes prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore.
Madje dhe emrat e tyre mbeten top sekret, të paktën zyrtarisht.
Duket se kjo është dhe goditja e parë e ligjit, i cili duket se nuk shërben për zbardhjen e së vërtetës.
Situata ka sjellë reagimin dhe të përfaqësuesve të ish-të dënuarve politikë.