Ora News - Shqipëria ka 640 diga të pakontrolluara, flet eksperti: Çfarë rreziqesh paraqesin

  • 5 years ago
#oranews #intervista

Ministria e Energjisë bëri me dije pak ditë se qindra diga në vend janë të pakontrolluara.

Eksperti i bonifikimeve, Dhimitër Vogli, i ftuar në studion e Ora News, tha se në vend ka rreth 640 diga për vaditje, të cilat pas viteve 1990, nuk janë kontrolluar.

Sipas tij, këto diga të njohura si rezervuara, kanë sasi të mëdha uji, me një sasi totale prej 580 milion metër kub.

Vogli: Kemi ndërtuar kryesisht për ujitjen 640 diga, ndërkohë për energjetikën, menaxhohen nga ndërmarrjet e mëdha si KESH. Problem tek ne është për digat në fushën e ujitjes. Nevoja për këto diga ka qenë imediate sepse kishim 75% të popullsisë në fshat.

Këto diga grumbullojnë 580 milion metër kub ujë dhe vadisin 180 mijë hektarë. Digat janë të madhësive të ndryshme nga 15 deri në 50 metra ndërsa si volum deri në 60 mln metër kub ujë është më i madhi.

Praktikisht ka nevojë për fonde dhe ekspertë. Në vitin 2015, u riparuan 15 diga. Tashti jepen disa fonde, por mirëmbajtja e këtyre digave nuk është në nivelin e duhur. Më kryesore është që të inspektohen dhe të shikohet mirëmbajtja e këtyre digave.

Ishte dikur një institut që trajtonte këto probleme, por ky nuk është më pasi u shkri pas viteve '90. Vitet e fundit, pronësia u është dhënë bashkive por nuk kanë specialistët e nevojshëm. Shteti duhet të krijojë një grup me specialistë që të shikojë gjendjen e këtyre digave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-ka-640-diga-te-pakontrolluara-flet-eksperti-cfare-rreziqesh-paraqesin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended