Helmimi në fasoneri në Durrës, Sindikata: Situata shqetësuese, përgjegjësit nuk ndëshkohen

  • 5 years ago
Kol Nikolla, President i Konfederatës të Sindikatave të Shqipërisë në një prononcim për Report Tv ka reaguar për rastin e helmimit të 13 grave në një fasoneri në Durrës (lexo këtu). Ai u shpreh se rasti është i përsëritur, ndërsa ende nuk ka asnjë përgjegjës edhe për ngjarjet e kaluara. ?Jemi njohur me rastin e përsëritur, pasi është i katërti rast, jemi të shqetësuar. Akoma nuk kemi në dorë një raport përfundimtar edhe të rasteve të para, të ndodhjes së këtyre fenomeneve. Ne kemi kërkuar që të kemi në dorë një raport. Në këto fasoneri ka kushte pafavorshme, mungesa e hapësirës dhe probleme të tjera.

Me gjithë kërkesat tona, Inspektorati i Punës nuk ka kapacitete për ti pasur nën kontroll. Problemi tjetër është mjekësia e punës, që nuk ekziston. Punonjësit vetëm formalisht kurohen nga mjekët e familjes. Punonjësit janë pa kartela, shfrytëzohen. Kemi një ligj me standarde evropiane, por nuk zbatohet. Situata është shqetësuese. Janë biznese të fuqishme që kanë suport politik. Po abuzohet, pasi edhe shkaktarët nuk po vendosen në përgjegjësi. Në këto fasoneri në të gjithë vendin janë 70 mijë të punësuar, por pjesa më e madhe në informalitet? deklaroi ai.