PD zbret në terren, nis përgatitjet nga Kukësi për protestat, Paloka: Revoltë qytetare

  • 5 years ago
Partia Demokratike ka nisur organizimin për protestën e 16 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë para Kryeministrisë. Por, përpara protestës së 16 shkurtit, opozita do të organizojë protesta në të gjitha qytetet nga data 2-12 shkurt, kundër qeverisë. Sot nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ishte në Kukës ku zhvilloi takime me strukturat për organizimin. Paloka u shpreh se kuksianët do të protestojnë për varfërinë, tarifën në Rrugën e Kombit, koncesionet, por edhe probleme të tjera.

?Protesta do të zhvillohet për ti dhënë një zë revoltës së qytetarëve, pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë e cila vetëm për interesat e qytetarëve nuk punon. Jam në Kukës për të testuar dhe organizuar këtë lëvizje dhe për ta filluar jo vetëm nga këtu por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Kuksianët do të protestojnë për varfërinë, për tarifën në Rrugën e Kombit, për koncesionet që detyrojnë qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës?tha ai.

Partia Demokratike dhe aleatët kanë vendosur të protestojnë në 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë për largimin e qeverisë. Protesta e fundit e organizuar nga opozita ka qenë ajo e 26 majit 2018 përpara Kryeministrisë