Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT #oranews Kryetari i KQZ i kërkon partive politike që të gjejnë konsesusin për reformën zgjedhore, pasi koha është e kufizuar për të implementuar ndryshimet. Zguri kërkon që në zgjedhjet e 30 qershorit tu ndalohet e drejta partive politike që të zëvendësojnë komisionerët në minutat e fundit, pasi sipas tij dëmton procesin zgjedhor. Ndërkombëtarët vijojnë ti bëjnë thirrje partive parlamentare që të ulen në tryezë për të miratuar ndryshimet në kodin e ri zgjedhor, kur na ndajnë më pak se 6 muaj nga zgjedhjet vendore.
Thirrjet janë përkthyer në refuzim prej forcave politike, ndërsa KQZ si institucioni që ndjen peshën e kohës paralajmëron se situata nuk është në favorin e tyre.
Klement Zguri: Ndryshimet nuk janë vetëm një moment në kodin zgjedhor dhe kam parasysh nxjerrjen e akteve rregullative, nxjerrjen e akteve nënligjore, gjetjen e burimeve financiare, gjetjen e burimeve njerëzore.
Një nga kushtet e OSBE-së është depolitizimi i administratës zgjedhore, por në lokalet e 30 qershorit nuk ka gjasa të ndodhë pasi duhet që të ngrihet një qënder trajnimi që të certifikohen nga KQZ.
Por Klement Zguri ka një zgjidhje të përkohshme.
Klement Zguri: Ne hasim në vështirësi për shkak të sjelljes që komisionerët kanë. Minimalisht duhet që ti hiqet e drejta diskreciale partive politike për ti zëvendësuar në çdo moment, çka është absurde.