Protesta e 16 shkurtit/ Kryemadhi takim me strukturat e LSI në Kavajë

  • 5 years ago
KAVAJË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me anëtarët e LSI në qytetin e Kavajës.Duke e cilësuar Kavajën qytetin e demokracisë, ajo foli për protestën e madhe të opozitës të 16 shkurtit. Kryetarja e LSI tha se protestat e opozitës nuk fillon dhe nuk mbaron në 16 shkurt.

Ajo tha se në 16 shkurt të gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh dhe ideologjie do të mblidhen për rrëzimin e kryeministrit Rama, pasi siç theksoi Kryemadhi shtoi se largimi i kryeministrit që po shkatërron Shqipërinë nuk është një aksion politik, por është një mision kombëtar.

?16 Shkurti do të jetë një datë që ne do të mblidhemi të gjithë, do të mblidhemi të gjithë pa dallim bindjesh politike sepse nuk është më çështje ideologjie dhe as rrotacioni politik. Tashmë situata, në të cilën ndodhet Shqipëria është mjaft alarmante. Largimi i këtij Kryeministri që ka marrë peng PS-në, qeverinë dhe Parlamentin, nuk është më vendim politik dhe as aksion politik?- shtoi ajo.