Ora News – Grabitjet në Korçë nga të njëjtët autorë, dyshohet për 4 persona

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Zbardhen detaje nga grabitja e bizneseve në Korçë. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet se kane qenë 4 persona të maskuar dhe të armatosur.

Vjedhja e parë është kryer në fshatin Bulgarec, ku janë marrë para në furrën e bukës dhe banesën e një shtetasi.

Më pas dyshohet, se të njëjtët persona kanë kryer edhe grabitjen e dytë në fabrikën e përpunimit të letrës në aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Autorët janë futur përmes dritares nga pjesa e mbrapme e biznesit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitjet-ne-korce-nga-te-njejtet-autore-dyshohet-4-persona