Ora News – Bora në Pult- Shosh-Shalë, shkolla të mbyllura, rruga me zinxhirë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Situata në njësitë administrative Pult, Shosh dhe Shalë në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet problematike.

Në njësinë administrative Pult ka energji elektrike në të gjithë zonën me përjashtim të fshatit Bruçaj. Rruga është e kalueshme. Mësimi vazhdon. Qendra shëndetësore Pog është e hapur. Problem është prishja e mullinjve të bluarjes me ujë.

Në njësinë administrative Shosh mungon shërbimi shëndetësor. Energji elektrike ka. Shkollat janë të mbyllura. Rruga është hapur ditën e djeshme nga Mali i Shoshit deri në Breg-Lumi, por gjatë natës ka rënë edhe rreth 25 cm borë e re. Rruga të kalohet vetëm me zinxhirë e me probleme serioze për udhëtarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bora-ne-pult-shosh-shale-shkolla-te-mbyllura-rruga-me-zinxhire

Category

📺
TV

Recommended