Burg në mungesë Avdiol Dobit për skandalin e "DH Albania" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg në mungesë për Avdiol Dobin, personi i cili lidhi kontratat në emër të kompanisë DH Albania.Duke iu referuar sistemit TIMS, Dobi rezulton të jetë brenda teritorit shqiptar, por pavarësisht 4 fletëthirrjeve për të dëshmuar, ai nuk është paraqitur.Dëshmia e 26 vjeçarit konsiderohet kyce për prokurorinë për të te identifikuar te gjithe personat që qëndrojnë pas tij dhe jane te perfshire ne aferën e tenderit te  Unazës së Madhe dhe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.Komapnia DH Albania e cila fitoi tenderin e Unazës së Re me dokumente të falsifikuara po hetohet nga prokuroria e Tiranës.Prokurorët janë duke kontrolluar edhe regjistrat e sekuestruar për dy tenderat me vlerë 30 milionë euro si dhe kontratat e lidhura nga institucionet me kompanine DH Albania.Lidhur me këtë skandal, deri më tani janë marrë në pyetje ish kreu i ARRSH, Afrim Qendro, ish kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, si dhe disa zyrtarë te tjere.