Ora News - Tirana, jemi dinjitozë edhe pa merkato

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Zv.trajneri i Tiranës, Erjon Xhafa thotë se Flamurtari është një kundërshtar i vështirë dhe duhet të luajnë me kujdes për të dal me rezultat pozitiv. Sa i përket merkatos ai u shpreh se janë të kënauqur me grupin.

Tirana kërkon ti bëjë një nisje dinjitoze vitit 2019. Kupa e Shqipërisë është prioritet për bardheblutë, për ëndrrën Europë të drejtuesve. zv.trajneri Erjon Xhafa thotë se bardheblutë duhet të tregohen të kujdesshëm përballë Flamurtarit për të kaluar në turin tjetër.

"Kupa ka specifikë tjetër nga kampionati ku 90 minuta ndajnë rezultatin e ndeshjes, ndërsa këtu duhet të luajmë dhe me llogarinë e ndeshjes së dytë, që do të thotë se nuk mund të kalojmë në aventurë që në ndeshjen e parë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse na jep mundësi dhe ndeshja e kthimit të kemi kohë rekuperimi."

Ambienti tek kuqezinjtë nuk është i qetë për shkak të financave, por Xhafa beson se kjo nuk do të ndikoj.

"Flamurtari mund të ketë probleme ama kontigjenti stafi janë po ato që kanë mbyllur kampionatin"

Ardian Mema ka kërkuar të paktën dy afrime, por zv.trajneri duket sikur është në anën e drejtuesve, që mendojnë se janë konkurues.

Besoj se jemi të kënaqur me atë kontigjent dhe do të punojmë me atë kontigjent dhe shpresojmë që ti marrim më të mirën. Shohim që ekipi është në maksimum të formës. Jemi gati për cdo lloj gare
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirana-jemi-dinjitoze-edhe-pa-merkato