"Ju flet Moska": Trashëgimia e UDB-së në kryesinë e re të PD

Ora News Emisione

by Ora News Emisione

15 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" është ndaluar tek emri i Rustem Gjatës, një figurë e njohur, që sipas tij ka punuar për UDB-në. Myftaraj i referohet librit "Mëkatarë" të Nafiz Bezhanit. Por ajo që vë në dukje Myftaraj është se djali i një bashkëpunëtori të sigurimit dhe të UDB është zgjedhur në kryesinë e PD.

Myftaraj: Kam në dorë librin e zotit Nafiz Bezhani, është volumi i parë i librit "Mëkatarë", ku ka dy kapituj për Rustem Gjatën. Meqë ishte zyrtar i lartë i shtetit nuk i ka nxjerrë emrin e vërtetë, por e ka quajtur me emrin Adem Rama, megjithatë të gjitha të dhënat janë të qarta. Është koha kur Rustem Gjata u shkarkua si kryetar i Gjykatës Kushtetuese në 1998. Zoti Rustem Gjata ishte djali i një shqiptari, nga ish-Jugosllavia, nga Kosova, i cili kishte ardhur në Shqipëri në kohën e monarkisë së Zogut. Rustem Gjata kur ka ardhur në Shqipëri, del se i ishte ofruar UDB, i kishte dhënë bursë studimore në Beograd, në Fakultetin Juridik. Gjatë gjithë kohës mbeti i dyshimtë. Nga dosja e tij del se ka bashkëpunuar me sigurimin dhe UDB. Bashkëpunimin e sigurimin po ja falim, por bashkëpunimi me UDB është tjetër gjë.

Kur doli libri i Nafiz Bezhanit, zoti Rustemi tha se do jap sqarime në kohën e duhur. Libri ka dalë në vitin 2001, jemi në vitin 2019 dhe akoma nuk ka dhënë sqarime. Është gjallë edhe sot e kësaj dite, merret me veprimtari studimore. Ka një djalë, zotin Çlirim Gjata i cili këto ditë është zgjedhur sekretar për çështjet ligjore në PD dhe anëtar i kryesisë. Pra një politikan i lartë i partisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-trashegimia-e-udb-se-ne-kryesine-e-re-te-pd