Ora News – Një Ministër për çdo Universitet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryeministri, Edi Rama, ka bërë përgjegjës rektorët dhe dekanët për situatën në arsimin e lartë. Duke u kërkuar propozime për verifikimin e titujve shkencore, Rama paralajmëroi se mund të dilte dhe vetë në protestë nëse nuk do të kishte reagim. Nga ana e saj, ministrja Besa Shahini, u ngarkoi dhe një tjetër detyrë ministrave. Secili prej tyre do të ketë në patronazh një Universitet.

Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga nisja e protestave të studentëve, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini në prani të disa studentëve, rektorëve dhe dekanëve ka prezantuar paktin për Universitetin.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë bëri përgjegjës drejtuesit e arsimit të lartë për situatën.

Sa i përket plagjiaturave, ai kërkoi prej tyre dhënien e një zgjidhjeje. Madje për ta kishte dhe një paralajmërim.

Rama: Merreni përgjegjësinë dhe na thoni, çfarë doni nga ne. Ne dimë çfarë duan studentët dhe do i bëjmë një për një. Se çfarë doni ju, ne nuk e kemi kuptuar akoma, ose më saktë, unë e kam kuptuar, por nuk kam ndërmend ta them akoma.

Mos prisni ditën, kur do bashkohem unë me studentët e të vij përballë jush dhe t?u them studentëve se çfarë, në fakt, ju nuk doni. Nëse unë e kam gabim këtë që mendoj, aq më mirë akoma. Ju bëhuni bashkë tani dhe ndajeni këtë punë.

Do të mbarojë historia e doktorëve të shkencave që vetëm me shkencën nuk kanë lidhje, apo nuk do mbarojë? A fillon në vitin ?55-së, në vitin ?65-së, në vitin ?85-së, në vitin ?95-së, apo fillon në vitin 2005 a 2015-të, këtë do t?ua thoni ju studentëve, jo ne. Ne nuk kemi problem.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-minister-cdo-universitet