Ora News – Mesazhet sot nga Astiri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Banorët e Astirit e kanë nisur me akuza ndaj qeverisë ditën e 75-të të protestës së tyre kundër shembjes pa dëmshpërblim të banesave.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u shpreh se kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po bën negociata me pseudobanorë të Unazës së Re.

Balliu: Ndërkohë që ky zotëria kërkon negociata me studentët, bën sikur bën negociata me disa pseudo-banorë të Astirit, sepse ky është mësuar të negociojë me bandat e krimit.

Ndërkohë deputetja Pampuri thekson se në këtë vend korruptiv me drejtimin e Edi Ramës çdo qytetar i vendit do që të largohet nga Shqipëria.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mesazhet-sot-nga-astiri