11 vite aktor tek Teatri i Kukullave, artisti Alfred Zeneli: Prej 2 vitesh kërkoj punë

  • 5 years ago
Ajo çka është e vështirë që jeta të të privojë janë dëshirat, pasionet, ëndrrat për të kapërcyer vetveten. Nganjëherë dukja mund të të favorizojë, e herë të tjera mund të të bëjë të luftosh shumëfish për të arritur atë që do, të kapërcesh limitet e tua. Ka ndodhur kështu me aktorin Alfred Zeneli pas 11 vitesh punë e Teatrit të Kukullave. Për ?Report Tv? rrëfen se dëshira për t?u marrë me art ka lindur që në fëmijëri, në Peshkopi, por fiziku i tij, nuk e lejonte që të bëhej pjesë e aktiviteteve artistike.

Kisha për synim Teatrin e Kukullave, por nga fiziku e kisha të ndaluar, se ishte motiv, që nuk duhet që të shfrytëzohet mangësitë fizike për të bërë artë.

Alfred Zeneli, aktor
Prandaj një ditë vendosi të ikte nga Peshkopia. Pas kursit për laborant, në vitin 2000 konkurroi edhe fitoi tek artet.

O Dibran i vogël ke qenë i përsosur, por do të gjykojnë edhe të kanë paragjykuar, më ka thënë ish- profesori. Kam nisur punë, është dhënë shfaqja e parë, ?Arushi që nuk donte të dëgjonte muzikë?. Ka qenë shfaqja më e suksesshme. Më pas vazhdoi vazhdimësia me shfaqje të tjera. Kam qenë thuajse në të gjitha shfaqjet?.

Alfred Zeneli, aktor
Një ditë të bukur kushtet shëndetësore përkeqësohen, paralizohet dhe pjesë e jetës së tij, bëhen edhe patericat. Por, kalvari i vuajtjeve nuk përfundon me kaq, titullarja e re e heq nga puna, pa asnjë vrenjtje.

Hynim në skenën e ftohtë edhe dridheshim, por pasioni na shtyn para edhe harrojmë. Vishemi me rroba të trasha në verë, edhe me rroba shumë të hodha në dimër. Kushtet e mia, nisën që të përkeqësohem me reumatizëm, derisa u katandisa në patericë. Në këtë kohë ka qenë Monika Lubonja titulluare edhe kundërshtonte, por arti nuk është diktaturë, arti përshtatet. Një ditë të bukur më thërrasin. Unë protestova para kryeministrisë, në vitin 2016, 11 vite punë, të kalosh me kontratë 6-mujore dhe më këto diskriminime, që më ka bërë Teatri i Kukullave, nuk di çfarë të them, ja kam lënë Zotit, ka një Zotë lart.

Alfred Zeneli, aktor
Ka dalë edhe del herë pas here për të kërkuar të drejtat e tij para kryeministrisë. Jeton me 8 mijë lekë të invaliditet, ndërsa falë ndihmës që i jep motra dhe nëna e tij po mbijeton.