Report Tv-Balili'/ Rovena Voda: U detyrua të dorëzohej, policia i ngushtoi territorin

  • 5 years ago
Për zv/ministren e Brendshme Rovena Voda dorëzimi i Klement Balilit nuk ishte një gjest vullnetar i tij, por rezultat i gjurmimit të Policisë së Shtetit, e cila sipas saj i ngushtoi territorin të ashtuquajturit "Eskobari i Ballkanit". "Policia kishte kohë që po e gjurmonte në territor, në bashkëpunim me SHISH dhe agjencitë partnere prej 2 vitesh e gjysmë. Kjo nuk ndodhi dje dhe sot, sepse flasim për një person shumë problematik, i cili nuk mund të dorëzohej asnjëherë vullnetarisht. Por Ardi Veliu ka meritën e tij në negociatat që janë bërë. Besoj se për shkak të të gjithë veprimtarisë së policisë së shtetit, ai u detyrua të dorëzohej. Ka qenë një akt i detyruar, nën presion", u shpreh Voda.