Investigimi i BOOM: Qumështi i baxhove jashtë kontrollit edhe në Fushë Mamurras

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #boom

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News ka publikuar fakte mbi mënyrën se si bëhet grumbullimi i lëndës së parë nga ana e baxhove, në kundërshtim me ligjin ?Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi? në vendin tonë.

Herët në mëngjes, fshatarët dalin me kova bojrash, të mbushura me qumësht dhe presin furgonat e baxhove, mjete këto jofrigoriferike, ndryshe nga sa parashikon ligji.

I gjithë aktiviteti kryhet në informalitet të plotë.

Pas Lezhës, "BOOM" këtë të martë soli rastin e një baxhoje në Fushë Mamurras, e cila mbledh qumështin në zonën e Fushë-Mamurrasit dhe fshatrave përreth.

Duke ndjekur mjetet që bënë grumbullimin, "BOOM" zbuloi se ashtu si në rastin e Lezhës, baxhoja që punon me këtë qumësht si lëndë të parë, ishte vendosur në ambjentet ku pronari kishte dhe shtëpinë e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/investigimi-i-boom-qumeshti-i-baxhove-jashte-kontrollit-edhe-ne-fushe-mamurras