Përballja Basha-Balla në gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës përfundoi shqyrtimin e padisë për shpifje të Taulant Ballës kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Prokurori Agron Gjana kërkoi pushimin e çështjes, duke thënë se nuk ka element të veprës penale. Sipas tij, nga foltorja e parlamentit, Basha ka thënë opinione dhe jo akuza.Balla e paditi Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në kuvend në qershor të 2018. Sipas kryedemokratit shuma e eurove e zbuluar ne makinën Toyota Yaris ishte siguruar nga trafiku i drogës dhe i përkisnin kreut te grupit socialist.Në konkluzionet përfundimtare, avokati i Taulant Ballës kërkoi deklarimin fajtor të liderit të opozitës dhe dënimin e tij.Ndërsa mbrojtësit e Lulzim Bashës pretenduan se në deklaratat e kreut të PD-së nuk ka elementë të veprës penale, duke kërkuar pafajësinë e Bashës.Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Basha tha se kërkesës për dënimin e liderit te opozitës i qëndron deri në fund.Gjykata Penale e Tiranës do të shprehet me vendim më datën 21 Janar.

Category

📺
TV

Recommended