Ora News - Skandali i vjedhjes në Pashaliman, arrestohen 4 ushtarë, hetohet në liri komandanti

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Pesë ushtarakët e akuzuar mohojnë përfshirjen në skandalin e vjedhjes së armëve në bazën e Pashalimanit në Vlorë. 4 janë vënë në pranga, ndërsa komandanti i tyre hetohet në gjendje të lirë derisa të dalin para gjykatës. Ndërkohë burime të Ora News thanë se numri i armëve të vjedhura mund të jetë më i lartë nga sa u raportua fillimisht.

Skandali i grabitjes së armëve në Bazën Detare të Pashalimanit vijon të thellohet me zbulimin e detajeve te reja.

Burime të besueshme thonë se nga baza ushtarake janë vjedhur mitralozë, automatikë Kallashnikovë, granata e armatime.

Ndërkohë katër nga pesë personat e vënë në akuzë për skandalin e vjedhjes së armëve janë arrestuar mbi bazë të ligjit Ushtarak, ndërsa i pesti që sipas burimeve është komandanti i bazës, hetohet nën gjendje të lirë.

Ata janë marrë në pyetje nga Policia Ushtarake ku sipas burimeve kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje të paprecedentë.

Prej mbrëmjes së të premtes 4 të ndaluarit me gradë ushtarake mbahen në ambientet e paraburgimit të Policisë së Vlorës për shkak se Policia Ushtarake nuk ka qeli izolimi, ndërsa të dielën në mëngjes është parashikuar që ata të dalin para gjykatës për masë sigurie.

Prokurori i Vlorës, Ardian Ylli i konfirmoi Ora News se materialet janë dorëzuar pranë akuzës nga Policia Ushtarake e cila çdo procedurë po e ndjek sipas rregullave të ligjit ushtarak.

Palët tregohen të rezervuara në detaje për këtë ngjarje, por burimet thonë se dyshimet kryesore bien mbi dy përgjegjësit e depos së armatimeve.

Ndaj tyre është ngritur akuza e Shpërdorimit të Detyrës dhe Dëmtimit të Pronës ushtarake. Ndërkaq dy të ndaluarit e tjerë në hierarki më të lartë dhe vetë drejtuesi i bazës, akuzohen vetëm për shpërdorim detyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skandali-i-vjedhjes-ne-pashaliman-ushtaraket-e-akuzuar-mohojne-perfshirjen-ne-zhdukjen-e-armeve

Recommended