Ora News – Bora zbardh Shqipërinë, izolohen zonat e thella, mbyll dhe shkollat

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Reshjet e dendura të dëborës dhe i ftohti kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të Shqipërisë. Ministria e Arsimit njofton se në 280 shkolla është pezulluar mësimi.

Mësimi në të gjithë qarkun e Gjirokastrës u ndërpre të mërkurën e 9 janarit, për shkak të reshjeve intensive të dëborës që nga ana tjetër kanë bllokuar thuajse të gjitha njësitë administrative.

Në Gjirokastër, Dropull, Tepelenë, Memaliaj, Përmet e Memaliaj, trashësia e dëborës në qytete shkon nga 25 në 30 centimetra, ndërsa në zonat rurale më shumë se 40 cm.

Për pasojë në qytete është e vështirë lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve.

Të bllokuara janë zonat e Zagorisë, Pogonit e disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë

Qytetet kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të ngricave, ndërsa zonat malore përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Korçë- Disa fshatra të zonave malorë të Korcës e Pogradecit janë bllokuar për shkak të reshjeve të dëndura të dëborës që ka arritur deri në 50 centimetra.

Te bllokuara jane zona e Lekasit, Shtylle, Velcan dhe Dardhas

Në fshatrat e thella mësimi është ndërprerë, ndërsa në pjesën tjetër orët u zhvilluan të reduktuara

Në qytetin e Korcës trashësia e dëborës arrin 10 cm, ndërsa problem mbeten ngricat për shkak të temperaturave të ulta.

Në Dibër- Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë të gjitë qarkun e Dibrës, ku thuajse gjysma e fshatrave raportohen të bllokuar ose kanë probleme në qarkullim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bora-zbardh-shqiperine-izolohen-zonat-e-thella-mbyll-dhe-shkollat

Category

📺
TV

Recommended