Ora News – Akademiku Fuga: Shqiptarët janë gati gjysmë shekulli pas në kohë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Akademiku i njohur Arta Fuga në një lidhje për emisionin më të ri në Ora News, "Tempora" nga Sonila Meço, u shpreh se shqiptarët janë pas në kohë për sa i përket zhvillimeve.

Pjesë nga biseda:

Fuga: Unë do t'i konsideroja në një term të përgjithshëm, Shqipëria për mua në disa procese të kohës së sotme ka hyrë në këtë proces me vonesë deri gjysmë shekullore. Kjo na bën që ne hymë në këtë botë të sotme në momentin kur shoqëri të tjera kanë avancuar. Ne nuk jetojmë kohën që ne mendojmë por kohën e trasnformuar, jo kohën që janë konceptet tona demokraci, globalizim, por në një kohë kur këto fjalë janë të pamjaftueshme për ta shpjeguar, pra në gjendje kaotike. Nuk po flas vetëm për këto ditë. Kohë kaotike të pa stabilizuar, të pakuptueshme dot lehtësisht. Ne ndodhemi në kushte paparashikueshmërie të lartë dhe me rrisqe të një niveli të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akademiku-fuga-shqiptaret-jane-gati-gjysme-shekulli-pas-ne-kohe