BOOM: Ambulanca si një stallë bagëtish! Ka internet por nuk ka dhoma

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Emisioni BOOM ka udhëtuar në qytetin e Lezhës, për të parë nga afër kushtet në ambulancën e lagjes Lalm i ri, e cila është ndërtuar para 10 vitesh.

Ajo është një ambulancë e vogël, ka vetëm një dhomë për injeksione, vizita, vaksinat e fëmijëve dhe një korridor ku nuk mund të rrinë më shumë se 5 veta.

Godina e kësaj ambulancë nga jashtë është e amortizuar. Por paradoks bën antena e internetit që duhet për të plotësuar recetat elektronike, ndërkohë që ambulanca nuk ka as minimumi dy dhoma.

Kamera e BOOM nuk u lejua të filmojë, por nuk kishte asgjë më shumë se një krevat dhe një tavolinë.

Banorët thonë se ambulanca nuk është në kushte normale, ata e krahasojnë me një stallë bagëtish.

"Për mua është jashtë kushteve normale, ajo ngjan me një stallë bagëtish, jo me një ambulancë", tha një banor.

Në këtë ambulance shërben mjeku Andon Keqi, i cili është kthyer në Shqipëri pas 15 viteve punë në Angli.

"Mjeku është shumë i rregullt, por nuk ka ku të rrijë", tha një banor i kësaj lagjeje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ambulanca-si-nje-stalle-bagetish-ka-internet-por-nuk-ka-dhoma