Basha për Ora News: 2019-ta, viti i rezistencës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Lulzim Basha e quan vitin 2019, si vitin e rezistencës. Kreu i PD e bëri këtë deklaratë pak minuta përpara pritjes së organizuar për miqtë dhe dashamirësit me rastin e 28-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.

Basha: Viti që sapo kemi nisur do të jetë jo thjesht viti i rezistencës së vazhdueshme të gazetarëve ndaj censurës, autocensurës represionit dhe shantazhit, por do të jetë vit i një triumfi të përbashkët të lirisë së medias, si një pararendës i restaurimit të plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të nëpërkëmbur nga kjo qeveri.

Për Bashën dita e themelimit të gazetës shënon lirinë e fjalës.

Basha: 5 janar 1991 nuk nisi rrugëtimin thjesht një media, por nisi rrugëtimin fjala e lirë. Ndaj është festa e të gjithë gazetarëve kurajozë që përballen me sfida të jashtëzakonshme.

Si pjesë e grupit nismëtarë për themelimin e saj, për Zogajn Rilindja Demokratike, mbetet një ndër kujtimet më të bukura në karrierën e tij në media. Pritshmëria për atë gazetë, tha Zogaj kalon çdo rekord.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ora-news-2019-ta-viti-i-rezistences

Recommended