Report Tv-Balla:‘Zgjedhorja’ ka pëlqimin e PD-së

Report TV

by Report TV

0 views
Kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report Tv u shpreh i bindur se Presidenti i Republikës Ilir Meta do të dekretojë ministrat e rinj që janë propozuar nga kryeministri Edi Rama. Balla u shpreh se roli i kreut të shtetit është ceremonial duke mos parashikuar surpriza të pakëndshme, teksa Meta ka dekretuar vetëm 4 nga 9 ministrat dhe nuk ka shkarkuar ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati (lexo këtu).

"Nuk dua të diskutoj këtë çështje, pasi besoj që Presidenti për të cilin unë kam votuar me të dyja duart, nuk do ta shkelë kushtetutën dhe nuk dua të prezumoj, që mik im, ish kolegu, Ilir Meta do të shkelë Kushtetutën. Unë mendoj dhe jam i bindur, nuk e shkel kurë Kushtetutën. Nuk ka nevojë për sinjale për një gjë kaq të qartë. Kam bindjen se Meta do të respektojë Kushtetutën, këtu mbaron. Është ceremonial i përcaktuar qartë?tha Balla.

Më pas Balla komentoi edhe protestën e studentëve dhe lëvizjet në qeveri duke shtuar se Partia Socialiste do të fitojë një tjetër mandat në vitin 2021. ?Në 2021 PS do të rikonfirmohet për një mandat të tretë. Nga sot deri në 2021 kemi filluar, në 2015 kemi miratuar ligjin për arsimin e lartë, në dy vitet e para ka pasur vonesë na zbatim, ne e pranojmë, por është ndër ligjet më të mira?. Gjatë intervistës, Taulant Balla përsëriti akuzat e tij në drejtim të Berishës për eksplozivin e vendosur në shtyllën e tensionit të lartë (lexo këtu). ?Sali Berisha u shfaq sot edhe me formën tjetër të protestës. Ka një formë tjetër Saliu proteste, vendos dinamit te shtylla e tensionit të lartë?.

Duke u ndalur te zgjedhjet vendore të qershorit dhe kandidatëve socialistë, Balla vlerësoi maksimalisht punën e Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, por shtoi se vendimin final për emrat do ta marrë Kryesia e PS. ?Ne kemi disa kritere vlerësimi dhe i kemi përcaktuar dhe i kemi bërë publike gjithmonë, para se kryesia të mblidhet për të dalë me vendimin, bëhet një vlerësim për ata që janë në detyrë, edhe për ata që vijnë nga pozicione të tjera. Erion Veliaj meriton të gjithë respektin jo vetëm të socialistëve, por të gjithë qytetarëve për një super sukses në mandatin e tij të parë në krye të Tiranës. Erion Veliaj e ka justifikuar plotësisht jo vetëm besimin e PS dhe Ramës, por ka justifikuar besimin e 57% të qytetarëve?. Në fund të intervistës, Balla u shpreh se drafti i Reformës Zgjedhore që PS ka depozituar në Kuvend ka marrë edhe pëlqimin e PD-së, përpos pranimit të SHBA-së dhe BE-së. ?Drafti që kemi në Kuvend jo zyrtarisht e ka pëlqimin e PD-së? përfundoi ai.