Letërporositë që mbajnë “peng” Saimir Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Perfundojne hetimet ne Shqiperi dhe dergohet dosja ne gjykaten e krimeve te renda per 9 te pandehurit e grupit ?Habilaj?, konkretisht për Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.Anetaret e grupit Habilaj akuzohen per krijimin e grupit te strukturuar kriminal dhe trafik droge.Dosja e grupit ?Habilaj? është veçuar nga hetimet për ish ministrin e brendshëm Tahiri që është akuzuar se ka pasur kontakte me këtë grup, teksa me Habilajt që akuzohen për trafik droge ai ishte kusheri I largët.Më konkretisht sa i takon hetimeve për Tahirin, prokuroret po presin përgjigje për dy leterporosi që janë nisur 4 ditë më parë drejt Malit të Zi dhe Italisë.Përfaqësuesit e akuzës kërkojnë materialet e dosjes ne Katania ku po gjykohen aktualisht e ku mbahen në burg kreret e grupit ?Habilaj?.Po ashtu do të verifikohet nje udhetim ne vitin 2014 i familjareve te Saimir Tahirit të cilët kanë ka udhetuar më Mojsi Habilajn. Gjitha gjasat jane qe te mos mbyllet hetimi ne 17 janar kur është edhe afati I fundit. Megjithatë mësohet se prokuroret do të kerkojne një afat te ri për hetimet.Dy dite me pare prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë udheuar drejt Italisë per te bere verifikime.