Ora News - Bankers Petroleum: Punonjësit u keqpërdorën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kompania Banker Petroleum i ka dhënë përgjigje punonjësve të kompanisë Tosk Energji që pak ditë më parë protestuan, duke pretenduar se në rafineri mungon furnizimi me naftë bruto nga ana e Bankers. Në një deklaratë për mediat, Bankers Petroleum sqaron se ka qenë gjithmonë në mbështetje të punonjësve, por kjo situatë lidhet me dështimin e kompanisë Tosk Energji, madje nënvizon se punonjësit janë duke u përdorur si presion kundrejt kompanisë Bankers.

?Në fakt është pikërisht Tosk Energji që ka dështuar në përmbushjen e termave të kontratës dhe në mbajtjen e një marrëdhënieje korrekte ndërmjet dy bizneseve?, sqaron Bankers.

Kjo kompani sjell në vëmendje edhe shkeljet që Tosk Energji ka bërë në kontratë duke vonuar pagesat por po ashtu edhe marrjen e naftës bruto nga depot e Bankersit.

?Në disa raste, Tosk nuk ka paguar për sasitë e naftës së dakordësuara në kontratë çka ka krijuar vështirësi serioze për Bankers në zhvillimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke akumuluar stoqe të mëdha nafte dhe duke shkaktuar kosto shtesë?, thuhet në njoftimin e Bankers, duke shtuar se edhe përballë kësaj situate nënshkroi një kontratë për vitin 2019, duke vlerësuar rëndësinë që kjo rafineri ka për zonën e Ballshit.

Një tjetër element ka të bëjë, sipas Bankers, edhe me lojërat që kompani Tosk Energji ka bërë me negociatat duke kërkuar blerje të naftës bruto me çmim me të ulët se tregu, dhe në disa raste edhe pa pagesë.

Aktualisht, nuk ka asnjë kontratë shit-blerjeje për vitin 2019 ndërmjet Tosk Energji dhe Bankers, sepse Tosk, gjatë tre muajve të fundit, ka refuzuar në mënyrë të pandershme ofertat e vazhdueshme të Bankers për vitin 2019.

Bankers shpreh vullnetin për të gjetur një zgjidhje në përputhje me ligjet, konkurrencën e lirë të tregut dhe në dobi të të gjitha palëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bankers-petroleum