Report TV - Protesta, një grup studentësh në Korçë bojkotojnë mësimin
- 5 years ago
Procesi mësimor është bojkotuar edhe nga studentët e Universitetit "Fan Noli" të Korçës. Një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë janë grumbulluar tek korpusi universitar. Duket se as moti me temperatura të ulëta nuk i ka ndaluar të vijojnë protestën pas tri javësh ndërprerje. Pavarësisht se qeveria miratoi 12 vendime në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, këta studentë janë shprehur se nuk do t'u kthehen auditorëve, pasi sipas tyre kërkesat janë plotësuar pjesërisht.
Report TV - Fillon protesta, një grup studentësh sfidon shiun, me çadra para Kryeministrisë
Report TV
Ora News - Mbyllen dyert e universitetit, studentët e Korçës bojkotojnë sërish mësimin
Ora News Lajme
Ora News - Rama takon një grup studentësh në Korçë dhe flet për pedagogët "sharlatanë"
Ora News Lajme