Aksident tragjik ne Levan-Tepelene

  • 6 years ago
Të paktën 3 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi u përplasën nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Varibop, në autostradën Levan-Tepelenë.

Paraprakisht dyshohet se viktimat ishin pasagjerë të një autobusi që kishte ndaluar dhe ata u përplasën nga një makinë, gjatë kohës që ndodheshin në rrugë. Megjithatë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë nuk janë ende të qarta dhe pritet që të kemi një informacion më të plotë në vijim.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al