Emrat e shkollave në Çair, peng i institucioneve

  • 5 years ago
Problemi rreth ndërrimit të emrave të disa shkollave të Komunës së Çairit do të paraqitet si sfidë për institucionet përkatëse edhe gjatë këtij viti. Ministria e Arsimit mbetet pa sqarim konkret për procedurën e mëtejme. Nga Regjistri Qendrorë kohë më parë deklaruan se rreth dy vite institucionet përgjegjëse as që janë interesuar rreth ngecjes së procedurës. Edhe Shkolla e Hasanbegut ka kërkuar ndërrimin e emrit nga ?25 maji? në ?22 nëntori?, por edhe kjo procedurë ka ngelur në Këshillin Komunalë të Komunës së Gazi Babës.