Dy gra të vrara ditët e para të 2019, në fokus të 'Repolitix'/ Sociologu Dragoti: Ja shkaqet

  • 5 years ago
2019-a nisi me dy femra të vrara barbarisht, krime këto në familje. Pikërisht dhuna dhe viktimat e dhunës në familje ishin në fokus të emisionit "Repolitix" në Report TV. Të ftuar ishin prof.dr Edmond Dragoti, sociolog, Klodeta Dibra, pedagoge në UT, Edlira Çepani, aktiviste e të drejtave të njeriut si dhe Anila Hoxha, gazetare e ??Top Channel??.

Cilat janë shkaqet e dhunës dhe krimit në familje? Si mund të parandalohet? Cila është përgjegjësia e institucioneve shtetërore pas çdo gruaje që humb jetën nga dhuna në familje? Sociologu Dragoti rendit disa arsye që çojnë në dhunë në familje si problemet sociale, ato psikologjike si dhe kulturore.