Ora News - Ristrukturimi i PD, në janar zgjidhet Kryesia, nënkryetarët dhe sekretariatet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Java e tretë e janarit pritet të sjell një moment të rëndësishëm në Partinë Demokratike, finalizimin e procesit të ristrukturimit të saj. Në selinë blu do të zgjidhet kupola e re drejtuese, duke nisur me kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet.

Në javën e tretë të janarit, pritet që Partia Demokratike të finalizojë procesin e ristrukturimit të saj, duke zgjedhur Kryesinë, nënkryetarët dhe Sekretariatet.

Ndryshimet e reja statutore të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të çojnë në një ulje të ndjeshme të numrit të anëtarëve të kryesisë, nga 57 që ka aktualisht.

Paketa që kaloi në unanimitet i heq të drejtën 24 krerëve të Departamenteve drejtuesë të PD-së të jenë pjesë e këtij forumi.

Nga këto ndryshime, Kryesia e re nuk do këtë më disa prej figurave aktuale si Jamarbër Malltezi, i cili aktualisht mban postin e kreut të Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit.

Pjesë e saj nuk do të jenë më as Florion Mima që kryeson Departamentin e Ekonomisë dhe Tregut, Sherefedin Shehu i Financave Publike apo dhe Suzana Guxholli që drejton Departamentin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

Automatikisht ndryshimet e reja prekin edhe 8 prej deputetëve që aktualisht janë kryetarë apo nënkryetarë në komisionet parlamentare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ristrukturimi-i-pd-ne-janar-zgjidhet-kryesia-nenkryetaret-dhe-sekretariatet