Zaev: Jam i gatshëm t’i dëgjoj kërkesat e Besës

  • 5 years ago
Në qeveri para pak minutash filloi takimi mes kryeministri Zoran Zaev dhe kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Zaev më herët gjatë ditës deklaroi se është i gatshëm t?i dëgjojë se çfarë shqetësimesh ka Besa e Bilall Kasamit rreth ndryshimeve kushtetuese. Zaev dje tha se do të bëjë gjithçka për të siguruar një shumicë prej dy të tretash në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese. Ai njoftoi se do të takohet edhe me Zijadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët. Ai tha se nga të dy pret seriozitet dhe përgjegjësi. Ndërk kërkesa e Lëvizjes Besa janë që gjuha shqipe të jetë zyrtare anembanë vendit, shteti të kujdeset në mënyrë të barabartë për qytetarët e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në diasporë, presidenti i shtetit të mos mund të bllokojë miratimin e ligjeve duke mos i nënshkruar ato dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit të jetë pjesë e preambulës së Kushtetutës. Përndryshe, partitë e Kasamit dhe Selës në Kuvend kanë gjithsej 4 deputetë të nevojshëm për të krijuar shumicën e duhur prej dy të tretave. Faza e fundit e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës fillon me seancën parlamentare më 9 janar.