Kina kërkon bashkimin me Tajvanin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kinës Xi Jinping ka deklaruar se Tajvani duhet dhe do të ribashkohet me Kinën. Deklarata u bë gjatë një fjalimi, që shënon 40-vjetorin e përmirësimit të lidhjeve mes vendeve. Kreu i shtetit përsëriti thirrjen për bashkim paqësor, duke shtuar se Kina kurrë nuk do të tolerojë ndonjë formë aktiviteti për të promovuar pavarësinë e Tajvanit. ?Bashkimi është një kërkesë e pashmangshme për ripërtëritjen e popullit kinez. Tajvani duhet të kuptojë se pavarësia do të sjellë vështirësi. Marrëdhëniet me Tajvanin janë pjesë e politikës së brendshme dhe ndërhyrja e huaj është e patolerueshme.? Në fjalimin e tij, kreu i shtetit kinez tha se të dyja palët janë pjesë e së njëjtës familje kineze dhe se pavarësia e Tajvanit ishte një fund i vdekur. Por Presidentja e Tajvanit tha se ishulli kurrë nuk do të pranonte ribashkimin me Kinën sipas kushteve të ofruara nga Pekini. ?Dua të përsëris se Tajvani kurrë nuk do të pranojë parimin: një vend, dy sisteme. Shumica dërrmuese e opinionit publik në vendin tim gjithashtu kundërshton me vendosmëri këtë parim.? Sipas formulës ?një shtet, dy sisteme?, Tajvani do të kishte të drejtën për të drejtuar punët e brendshme. Tajvani ka vepruar si një komb i pavarur që nga viti 1949. Kina megjithatë e konsideron ishullin si një provincë të shkëputur.

Recommended