Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet vëren se të gjitha pikat e basteve tashmë kanë mbyllur aktivitetin.
Por kazinotë vijojnë të jenë të hapura duke shfrytëzuar edhe orët e fundit që ju jep ligji.
Por duke nisur nga data 1 janar nuk do të ketë më asnjë tolerim. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë abuzim. Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje subjekteve të mbyllin aktivitetin nëse nuk duan të përballen me forcën e ligjit.