Ora News - Krim i rëndë në Bulqizë, vjehrri vret dhëndrin me thikë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një konflik i nisur për shkak të dhunës në familje dyshohet se është shkaku fillestar i një serie ngjarjesh që përfunduan mëngjesin e sotëm me një të vdekur e të dy të plagosur në Bulqizë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Topojan, ku një burrë u vra me thikë në shtëpinë e bashkëshortes, pasi më herët kishte plagosur dy familjarë.

Viktima paraprakisht është identifikuar si Adriatik Jella, nga Gjorica. Ai mësohet se rreth një muaj më parë ishte arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithçka ka nisur një ditë më parë, ku Jella sipas burimeve i kishte prerë me thikë veshin kunatit të tij që i kishte kërkuar llogari për dhunën ndaj të motrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krim-i-rende-ne-bulqize-vdes-dhendri-u-godit-nga-vjehrri-me-dru-pas-koke