Amnistia per te akuzuarit e 27 Prillit

  • 6 years ago
33 të akuzuarit për ngjarjet e 27 Prillit deri të martën do të mund të parashtrojnë kërkesa për amnisti në Gjykatën Penale. Pas përfundimit të afatit të parashtrimit të kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë gjithashtu një afat prej pesë ditësh për t?u përgjigjur se kush do të falet dhe kush jo.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaron se amnistia vlen vetëm për personat që janë ndodhur aty për kauzën e gabuar.

Profesoresha universitare, Besa Kadriu, vlerëson se kjo situatë tregon se në Maqedoni sërish nuk po krijohet funksionimi i shtetit ligjor.

Ligji për amnisti u publikua të enjten në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, pasi i njëjti u nënshkrua nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov. Konform ligjit, amnistia nuk do t?i përfshijë organizatorët, personat të cilët kanë kryer dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur armë, si dhe personat zyrtarë të cilët i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare. Secili nga të pandehurit për ?27 Prillin? ka të drejtë të kërkojë amnisti nëse ai konsideron se i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj.

Tv Klan