Ora News - Godole: Qeverisë i ka dalë situata nga dora me studentët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogia Jonila Godole e ftuar nga Sonila Meço në Ora News, tha se kryeministri Rama ende po dialogon me studentët, ndërsa shton se ajo kujdeset vetëm për fasadën.

Godole: Nuk shoh si një dëshirë për të dialoguar, por si një dëshirë për të monologuar. Në të gjitha takimet që bëhen, janë të përzgjedhura në institucione të caktuara. Janë të organizuar në mënyrë të tillë që të kapen në befasi personat që janë aty dhe nga stafe të zellshme për të mbështetur reformat e qeverisë. Kjo qeveri është e famshme për fasadën që ka, për një PR të jashtëzakonshëm dhe i ka shpëtuar nga dora situata nga sot.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/godole-qeverise-i-ka-dale-situata-nga-dora-me-studentet