Ora News - "Naltësimi i Iskanderit", Mal Berisha sjell në shqip botimin për Heroin Kombëtar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Naltësimi i Iskanderit" është një përralle e dashurisë, luftës dhe patriotizmit në të cilën një hero është portretizuar si Zot.

Kjo vepër e politikanit, shkrimtarit dhe eseistit Benjamin Disraeli, është pikësëpari një vepër letrare.

Natyra e saj është tejet romantike dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi në atë periudhë Europa ishte në kulmin e lulëzimit të romantizmit si rrymë letrare.

U dashurua me figurën e Skënderbeut në udhëtimin e tij në Mesdhe dhe shfrytëzoi literaturën e Barletit për ta njohur akoma më tej këtë hero legjendar.

Përkthyesi Mal Berisha e sjell përkthimin këtë vit që përkon me 550-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar.

Dhe padyshim e vendos këtë vepër në linjën e veprave kushtuar Heroit Kombëtar, siç shkroi Barleti, Noli dhe Naim Frashëri.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/naltesimi-i-iskanderit-mal-berisha-sjell-ne-shqip-bortimin-heroin-kombetar