Ora News - Sot nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, ja si mund ta merrni

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke filluar nga dita e sotme nisi shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët në masën 5 mijë lekë, miratuar nga qeveria tre ditë më parë.

Pagesa do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare.

Në total përfitojnë 656 mijë qytetarë që pritet të tërheqin paratë sipas datave që tërheqin pensionin.

Në një njoftim, Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se për të për të realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi deri në datën 29 dhjetor do të punohet me orar të zgjatur nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

"Çdo ditë deri në orën 14;00 do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date sipas grafikut të mëposhtëm", thuhet një njoftimin e ISSH.

Ndërkohë pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018, do ju transferohet edhe masa e shpërblimit.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-nis-shperndarja-e-shperblimeve-pensionistet-ja-si-mund-ta-merrni