Ora News - Pika ndaj Besëlidhjes, Lika: Rezultat zhgënjyes, fitojmë derbin me Veleçikun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Besëlidhjes. Një barazim që i mjafton shkodranëve për të ruajtur kreun, pavarësisht se për teknikun Hasan Lika është një rezultat zhgënjyes.

Barazimi ndaj Besëlidhjen,zhgënjyes?

"Zhgënjyes sigurisht për vetë mënyrën se si luajtëm. Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kemi qënë superior gjatë gjithë kohës, pavarësisht se kundërshtari shpesh herë na e bëri të vështirë, ku u tregua dhe i rrezikshëm. Shpërdoruam shumë raste. Një gol është mjaft pak për të marrë fitoren. Aq më tepër që duhet të ishim treguar më të kujdesshëm dhe duhet të kishim menaxhuar më mirë rezultatin. Krijojmë volum loje, krijojmë raste, por lojtarët po nxitohen dhe po shpërdorojnë shumë."

Tërheqja në minutat e fundit?

"Kur ndeshja është 1-0, kështu ndodh me çdo ekip. Mirë nuk është por lojtarët kërkojnë që të mbrojnë rezultatin dhe shpesh herë gabojnë, duke tentuar vetëm të largojnë topin. Dhashë udhëzime, por nuk funksionoi siç duhet. Janë gabime që na kushtojnë por kështu është logjika e kampionatit. Ndonjëherë marrim më shumë seç duhet dhe ndonjëherë më pak seç duhet. Gjithsesi komplimente dhe përgëzime dhe kundërshtarit për lojën që zhvilloi. Besoj se dhe ne zhvilluam një ndeshje të mirë."

Synimet në 2 ndeshjet e fundit?

"Të gjithë kërkojmë gjashtë pikët, por sot nuk arritëm që të menaxhonim rezultatin edhe pse luajtëm mirë. Ndodh edhe kështu."

A ndikon te objektivi?

"Sigurisht që nuk ishte pozitive sepse ne kemi thënë se në çdo ndeshje kemi vështirësi, sepse skuadrat janë shumë të forta, por do synojmë gjithmonë fitoren, aq më tepër në shtëpinë tonë."

Derbi me Veleçikun?

"Sigurisht që do të japim maksimumin. Shpresoj që të luajmë akoma më mirë se sot dhe të arrijmë një rezultat më të mirë, siç është fitorja."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pika-ndaj-beselidhjes-lika-rezultat-zhgenjyes-fitojme-derbin-me-velecikun