"Ju flet Moska": Mafia e librit pedagog-botues-donator zhvat studentët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" është ndalur në një nga shqetësimet e studentëve, sic është ajo e çmimit të librave. Sipas tij ekziston një mafie e librit pedagog-botues-donator që zhvat studentët.

Myftaraj: Një nga çështjet që ngritën ishte shitja e librave në mënyrë abuzive nga ana e pedagogëve tek studentët. Pra është krijuar një treg informal që pedagogët i detyrojnë studentët të blejnë libra të caktuar, në radhë të parë librat e tyre.

Por gjithçka është më e thellë sesa janë në dijeni studentët.

Ekziston një mafie e librit që zhvat studentët. Kjo mafie punon në disa linja. Njëra linjë është ajo e drejtpërdrejtë.

Pedagogët botojnë libra që kanë lidhje me lëndën që ligjërojnë departamentet përkatëse dhe këto libra ua sheshin studentëve me detyrim me çmime të larta në krahasim me vlerën që ka libri.

Studentët e dinë që po nuk e blenë librin kanë problem me atë pedagog. Kur pedagogët ua shesin librin studentëve, një nga gjërat që nuk e kanë studentët është që pedagogu i venë librit një cmim të lartë, megjithëse shumica e pedagogëve janë të lidhur me 100 fije, me organizatat dhe fondacionet e huaja dhe marrin financim për librat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-mafia-e-librit-pedagog-botues-donator-zhvat-studentet

Recommended