Ora News - Anglishtja e Venecias për vettingun në politikë përplas Ramën e Bashën në distancë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Venecias, miratoi opinionin për vettingun në politikë, ndërsa saktëson se shtete mund të kufizojnë të drejtën për tu zgjedhur. Në opinion, Venecia ngre sërish disa probleme duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të konsiderohet kontakt i papërshtatshëm, kush do e bëjë vetingun dhe për sa kohë do të përjashtohen subjektet janë shqetësimet kryesore mbi këtë ligj për Venecian, që pavarësisht pranon se situata në Shqipëri është padyshim një problem real.

Tirane- Komisioni i Venecias, ka miratuar opinionin për vettingun në politikë, ndërsa ka bërë disa ndyshime nga drafti i ndërmjetëm.

?Venecia? ka propozuar një amendament që është mbështetur dhe nga Partia Demokratike, ku thuhet se shtetet mund të kufizojnë të drejtën për t?u zgjedhur. Përtej këtyre, Komisioni i Venecias nuk e ndryshon thelbin e opinionit për vettingun në politikë, duke e vlerësuar qëllimin të ligjshëm, por i cilëson mjetet sesi do të realizohet të paqarta.

?Këto paqartësi e bëjnë të pamundur për Komisionin e Venecias të gjykojë nëse ky propozim mund të konsiderohet një përgjigje proporcionale për atë që është padyshim një problem real në Shqipëri?.

Venecia ia ngarkon Kuvendit të Shqipërisë detyrën të vendosë mbi hapat e ardhshëm, përmes dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, kjo thuhet në interes të demokracisë shqiptare.

Komisioni i Venecias i është referuar mendimit që ka dhënë vetë për rastin Berlusconi në Itali, duke risjellë në vemendje se ?skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/komisioni-i-venecias-miraton-opinionin-perfundimtar-vettingun-ne-politike