Studentët korçarë ulen për dialog me rektorin, më pas e braktisin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndryshe nga studentët e të gjithë vendit të cilët për 10 ditë me radhë nuk kanë pranuar të dialogojnë me qeverinë për 8 kërkesat e parashtruara prej tyre, Këshilli Studentor i Korçës është ulur sot në një tryezë bisedimesh me rektorin e Universitetit të Korçës, dekanë e pedagogë.Në fillim të takimit rektori prof. dr Ali Jashari është shprehur se do të dëgjojë studentët, por ka kryer fillimisht një analizë të punës në universitet duke prekur të tetë kërkesat e studentëve, një pjese të të cilave sipas tij do i jepet zgjidhje nga vetë universiteti.Ndërkohë që e gjithë fjala e rektorit ka zgjatur për rreth 20 min, studentët e kanë ndërprerë duke u shprehur se nuk kanë ardhur për të dëgjuar analizën e tij por për të parashtruar kërkesat e tyre.Pasi rektori ka kërkuar të përfundojë fjalën e tij, studentët janë ngritur duke braktisur takimin dhe duke lënë në sallë vetëm pedagogët e universitetit:Pas braktisjes së tryezës së dialogut studentët korçarë nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat, por jashtë kamerës janë shprehur se takimi me rektorin ishte planifikuar pa media, ndërkohë që rektori nuk e mbajti fjalën duke i lajmëruar mediat.Sipas studentëve tashmë nuk do të pranohet më asnjë lloj dialogu dhe protesta do të vijojë duke u përshkallëzuar nga dita në ditë.