Ora News - Studentët Ramës: Mjaft u talle , dil nga twitteri dhe eja këtu!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët vijojnë të adresojnë mesazhe në drejtim të kryeministrit nga bulvardi përpara zyrës së tij.

Studentja: Jemi studentë dhe nuk dorëzohemi se është një kauzë e drejtë. Mjaft u tallët me ne, mjaft bëtë show në twitter! Hajde këtu përballë dhe thuaj do t'ua plotësoj të gjitha. Nuk dorëzohemi se po luftojmë për vete, mundin e prindërve tanë që rrobëtohen për ne. Shqipëria duhet të ndryshojë nga ky sistem i kalbur nga maja deri në fund. E gjithë administrata është e kalbur. Nuk dorëhiqemi se gjithë këta njerëz të kalbur do të zëvendësohen nga ne. Kur ju të jeni plakur fëmijët tuaj do të varen nga ne. Merreni parasysh këtë!

Refuzimi për dialog u përsërit sërish nga studentët, teksa lexuan dhe Kushtetutën e Studentit.

Studentja: Mësoje njëherë e mirë, mjaft kërkove dialog se u bërë qesharak! I kemi shtruar kërkesat. Mjaft më se u bëre qesharak.Nuk kemi nevojë as për ndërkombëtarët. Politikën e sotme e bëjmë ne shqiptarët, ne studentët. E gjithë Shqipëria është me ne.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studentet-mesazh-rames-nga-kryeministria-mjaft-u-talle-me-ne-dil-nga-twitteri-dhe-hajde-ketu

Category

📺
TV

Recommended