Ora News - Tregtarët e mishit në Kukës kërkojnë thertore: AKU na gjobit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tregtarët e mishit në Kukës kërkojnë hapjen e një thertoreje të licensuar në qarkun verilindor, pasi thonë se po përballen me gjoba nga AKU për mungesën e vulës që garanton cilësinë e produktit.

Tregtarët e mishit në Kukës dolën në protestë kundër masave penalizuese që ka marrë ndaj tyre Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ky i fundit në kuadër të ligjeve për sigurinë ushqimore dhe veterinarinë ka ndëshkuar me gjoba dhe ka sekuestruar mallra në dyqane pasi në Kukës mungon një thertore e licensuar për mishin e destinuar për konsumatorët.

Në këto kushte, për një vulë, kasapëve të Kukësit u duhet ti therin bagëtitë në Lezhë apo Tiranë, por kjo sipas tyre u rrit kostot.

Drinis Kakeli: Jemi para një problemi shumë të madh, jetik për punën tonë. Nuk kemi zgjidhje, jemi pa thertore.Shteti nga ana tjetër vjen dhe na godet me gjoba, na kërkon me zbatu ligjin. Ne nuk jemi për të mos zbatuar ligjin, por duhet të ofrohen kushtet.

Besnik Saliu: Të bëhet thertorja dhe shkojmë atje sipas rregullit.

Në mbështetje të tregtarëve të mishit ishte edhe shoqata e ?Biznesi për Biznesin? duke argumentuar se këto masa kanë pasoja në të gjithë zinxhirin e konsumatorëve

Sokol Kolgjini: Në rastin konkret kur nuk u krijohen kushtet për me u vulos produktet që këta shesin, nuk mund tu kërkosh pse nuk i ke vulos.

Tregtarët e mishit në Kukës i dërguan një peticion Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve të tjera, ku theksojnë se nuk do të pranojnë kontrolle pa u ndërtuar një thertore në Kukës, ose në të kundërt do të mbyllin aktivitetin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tregtaret-e-mishit-ne-kukes-kerkojne-thertore-aku-na-gjobit

Category

📺
TV

Recommended