Ora News - Studentët e bllokojnë aksin nacional Tiranë-Elbasan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sikundër në Tiranë, edhe në rrethe ka nisur grumbullimi i studentëve pranë Universiteteve për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara. Mësohet se studentët e Elbasanit dhe Shkodrës do ti bashkohen protestës në Tiranë, të tjerë kanë zgjedhur të protestojnë pranë Universiteteve të tyre.


Ora 12:02 Studentët e Korçës po marshojnë drejt qendrës dhe më pas do shpërndahen

Ora 11:56 Studentët e Korçës protestojnë para gjimnazit "Themistokli Gërmenji". U kërkohet drejtuesve të shkollës të lirojnë gjimnazistët, pasi mësohet se janë kyçur në klasa.

Ora 11:21 Studentët e Elbasanit bllokojnë aksin Tiranë-Elbasan pranë Bradasheshit. Lëvizja e mjeteve drejt Tiranës po bëhet nga rruga e vjetër e Qafë Krrabës.

Ora 10:28 Me një ndjesë ndaj qytetarëve, studentët e Korçës zhbllokojnë rrugën

Ora 10:20 Bllokohet aksi Elbasan-Tiranë, studentët ulen në rrugë

Studentët e Elbasanit kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Tiranë. Ata janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, ku do të qëndrojnë përreth një orë. Më pas do marshojnë në këmbë në rrugën e Metalurgjikut. Ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do nisen drejt Tiranës.

Ora 10:11 Mbyllet protesta në Shkodër, të gjithë në Tiranë
Sot ishte dita e fundit që studentët " Luigj Gurakuqit" protestojnë në Shkodër. Në përmbyllje të protestës së sotme do të nisen drejt Tiranës, ku është dhe kauza kryesore. Ata protestuan edhe para gjimnazit "Oso Kuka", ku kërkuan që gjimnazistët të lejohen të dalin në protestë. Më pas në mënyrë të organizuar iu drejtuan qendrës së Shkodrës për tu nisur në kryeqytet, raportoi gazetari ynë Bepin Kolvataj.

Ora 10:05 Mesazhi nga Vlora për Kryeministrin: "Studentët si BE, plotësoni kushtet që të hapen negociatat"

Ora 09:59 Studentët e Korçës bllokojnë të dyja rrugët hyrëse në qytet.

Ora 09:47 Studentët e Vlorës nisin protestën te godina e Universitetit me thirrjet "Mos kini frikë, plotësoni kushtet tona".Ata denoncojnë se janë kërcënuar dhe shantazhuar nga pedagogët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/edhe-universitetet-e-rretheve-ne-proteste-studentet-marshojne-ne-korce